Me date 27, 28 dhe 29 prill, ora 20:00, ne Teatrin Kombetar do te shfaqet premiera e pjeses se dyte te trilogjise "Henri VI" te Shekspirit. Ne rolet kryesore interpretojne aktoret Ndriçim Xhepa ne rolin e Kardinalit, figura e Xhek Kejdit rebel luhet nga Bujar Asqeriu, dukesha nga Yllka Mujo, Bakingami nga Ahmet Pasha.
Ne datat 25, 26, 28 dhe 29 prill, ora 19.00, Teatri i Operes dhe Baletit shfaq ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise, operen me dy akte 'L'Elisir D'Amore' te kompozitorit te famshem italian Gaetano Donizetti. Regjisor i kesaj pjese me libret te Felice Romani bazuar ne komedine 'Le Philtre' te Eugene Scribe, eshte Armand Bora.
Diten e premte, me 27 prill, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar e drejtuar nga dirigjenti i njohur japonez Toshio Yanagisawa, do te jape nje koncert ne sallen e Teatrit te Operes dhe Baletit ne Tirane.
Diten e merkure, date 25 prill, ora 18.00, ne sallen e Ambasades Gjermane, Rruga 'Skenderbej', Nr. 8, Tirane, vajzat e Liceut Artistik 'Jordan Misja' do te japin nje koncert. Kori i Vajzave sjell ne programin e tij kete radhe nje repertor te ri me vepra sa klasike, aq dhe moderne, sa kenge qytetare te tradites, aq dhe kenge qytetare te perpunuara.
Ne datat 21 dhe 22 prill, ora 19:00, ne Teatrin Kombetar te Komedise, do te vazhdoje te shfaqet 'Fqinjet' me autor Ruzhdi Pulahen dhe regjisor AlfredTrebicken. Ngjarjet zhvillohen ne nje fshat te Greqise se veriut, ne shtepine e nje fermeri grek.
Ne sallen e ekspozitave ne Muzeun Historik Kombetar eshte çelur ekspozita 'PranverArt' me vepra te nje grupi artistesh me koncepte te njejta per artin, qe bejne ate qe ju pelqen dhe ashtu siç e ndjejne.
Deri ne daten 27 prill, ne Tirana Ekspress, prane Stacionit te Trenit, ne fund te rruges Karl Gega, do te qendroje e hapur ekspozita 'Capture Albania', organizuar nga British Council. Capture Albania eshte nje ekspozite me 45 pune fotografike te perzgjedhura ne me shume se 100 fotografe te rinj.
Ne galerine FAP prane Universitetit te Arteve, shoqata 'Syri Blu' ne kuader te bashkepunimit kulturor Shqiperi-France, ka hapur nje ekspozite te titulluar 'Ngjyrat e Pranveres' me pjesemarrjen e pese piktoreve shqiptare dhe franceze dhe pikerisht te Béatrice Richard-de Saint-Jean, Ledia Kostandini, Aymard le Forestier de Quillien, Besim Tula, Stefan Taci.
eshte e hapur si zakonisht per publikun linja muzeale e artit shqiptar '120 vjet art i Piktures dhe Skulptures ne Shqiperi', ku tregohet ecuria e artit shqiptar ne periudha te ndryshme te tij, nga fundi i shekullit 19 deri ne fillim te shekullit 21.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.